SHBA akuzon dy letonezë për krime kibernetike

Autoritetet amerikane thanë se dy letonezë janë akuzuar dhe dhjetëra kompjutera dhe servera janë konfiskuar në SHBA dhe në Evropë, në një aksion të përbashkët mbi krimin kibernetik ndërkombëtar.
Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se Peteris Sahurovs, 22 vjeç dhe Marina Maslobojeva, 23 vjeçe janë arrestuar në Rezekne të Letonisë nën akuzat për mashtrim në internet.
Sipas aktakuzës, pretendohet se letonezët kanë operuar në një skemë të quajtur “scareware" në të cilën përdoruesit e internetit janë shtyrë të besojnë gabimisht se kompjuterët e tyre janë infektuar me një virus, dhe pastaj u është sugjeruar që të ofrojnë numrat e kredit-kartelave për të blerë produkte suftuerike kundër virusëve.
Departmenti tha se kjo ka çuar në një humbje prej 2 milionë dollarësh.
Po ashtu njoftohet se në këtë operacion, janë konfiskuar afër 50 kompjutera dhe serverë në SHBA, Gjermani, Britani, Francë, Holandë, Letoni, Lituani dhe Suedi.
Të dyshuarit e përfshirë në ktë mashtrim pretendohet se kanë mundur të fusin të ashtuquajtrën "scareware" në kompjuterët e 960 mijë njerëzve, duke shkaktuar humbje prej 72 milionë dollarësh.