SHBA drejtor i CIA-s merr postin e sekretarit per Mbrojtjen
Senati amerikan konfirmoi dje me unanimitet emërimin e Leon Panetës, drejtori aktual i CIA-s, në postin e sekretarit për Mbrojtjen në vend të Robert Gates i cili doli në pension.
Të 100 anëtarët e Senatit amerikan e miratuan emërimin e Panetas, i cili së shpejti mbush 73 vjeç. Ata e përshëndetën sukesein e tij në krye të CIA-s, veçanërisht përpjekjet dhe asgjësimin e Osama Bin Ladenit, i vrarë nga një komando në maj në Pakistan.
Presidenti Barak Obama e kishte njoftuar këtë emërim në fund të prillit.
Leon Panetta është paraqitur më tej në seancë përpara komisionit të Mbrojtjes të Senatit për të marrë konfirmimin.
Atëherë ai iu fut punës, duke u shprehur si Obama, për një tërheqje "të ndjeshme" nga Afganistani në korrik ndryshe nga Robert Gates i cili preferonte një tërheqje "modeste" të 3 deri 5 000 ushtarëve në korrik.
Obama do të njoftojë sot planin për tërheqjen e trupave të para amerikane. Ky plan pritet të përfshijë 10 000 trupa, në dy valë, përpara fundvitit, bëri të ditur një zyrtar amerikan i cili u shpreh dje duke preferuar të mbetet anonim.
Pra, do t'i takojë Panetas të administrojë këto tërheqje, si dhe pjesën e mbetur të operacioneve në Afganistan. Sipas Pentagonit, Shtetet e Bashkuara kanë aktualisht 99 000 ushtarë në Afganistan përkrah 47 000 trupave të NATO-s.
Administrata parashikon të transferojë përgjegjësinë e sigurisë në terren për qeverinë afgane në 2014.
Panetta pritet të administrojë dosjen e Libisë dhe ndërhyrjen amerikane kundër regjimit të kolonel Kadafit. Sipas Uashingtonit, Shtetet e Bashkuara kanë vetëm një rol "mbështetës" pranë NATO-s në bombardimin dhe operacione të tjera zbulimi.
Përveç këtyre, mes një debati në Kongres lidhur me shifrat rekord të deficitit dhe borxhit amerikan, roli i Panetas do të jetë gjithashtu të mbikëqyrë shkurtimet buxhetore që pritet të zbatohen në Pentagon.