E Diel, 1 Nëntor 2026

Gejts pohon se ka patur kontakte mes Shteteve te Bashkuara dhe Talibaneve

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts cili do te largohet nga detyra ne fund te ketij muaji pranoi se kohet e fundit ka patur kontakte mes Shteteve te Bashkuara dhe Talibaneve por tha se ndoshta do te duhen disa muaj per tu arritur ndonje perparim i ndjeshem ne pajtimin mes qeverise afgane dhe kryengritesve.

Sekretari Gejts i beri komentet sot per nje kanal televiziv amerikan ne nje nga intervistat e tij te fundit para largimit nga posti me 30 qershor. Ai tha se megjithese ka patur kontakte gjate javeve te fundit mes diplomateve amerikane dhe talibaneve ato jane ne fazen fillestare.

Ai tha gjithashtu se nga nje numer vendesh jane bere perpjekje per te kontaktuar grupe kryengritesish. Por ai vuri ne dukje se ky eshte nje proces i nderlikuar madje se eshte veshtire te gjenden udheheqes me autoritet per te negociuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›