Vdiq ne moshen 88 vjecare aktivistja e te drejtave te njeriut ne periudhen sovjetike Jelena Boner

Vdiq ne Shtetet e Bashkuara ne moshen 88 vjecare aktivistja e te drejtave te njeriut ne periudhen sovjetike Jelena Boner bashkeshorte e laureatit te mimit Nobel Andrei Saharov.
Boner vdiq dje nga probleme te zemres ne Boston ku jetonte vitet e fundit me djalin dhe vajzen. Ajo kishte kaluar dy atake ne zemer dhe shendeti i saj ishte keqesuar. Pjestare te familjes thane se trupi i saj do te digjet dhe hiri do te varroset ne Moske prane burrit te saj Saharovm i cili vdiq ne vitin 1989.
Jelena Boner ishte aktiviste e te drejtave te njeriut dhe kritikonte pa u lodhur shkeljet e ketyre te drejtave nga autoritetet e periudhes sovjetike. Ajo u njoh me disidentin tjeter Andrei Saharov ne vitin 1970 dhe u martua me te pas dy vjetesh. Te dy ata u internuan nga autoritetet sovjetike ne qytetin Gorki pasi kritikuan nderhyrjen e Moskes ne Afganistan.
Ne vitin 1986 udheheqesi sovjetik Mihail Gorbacov i lejoi ata te ktheheshin ne Moske. Pas vdekjes se Saharovit dhe shperberjes se Bashkimit Sovjetik me 1991 zonja Bonner sherbeu si anetare e Komisionit rus per te Drejtat e Njeriut. Me vone ajo u zhgenjye nga rruga e ndjekur nga Rusia moderne prandaj dhe i kaloi vitet e fundit te jetes ne Shtetet e Bashkuara.