E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia dhe Franca nenshkruajne nje kontrate 16 miliard dollareshe per dy anije luftarake

Rusia dhe Franca nenshkruan sot nje kontrate 16 miliard dollareshe per dy anije luftarake Mistral te prodhimit francez.

Dy vendet e arriten marreveshjen ne takimet e vecanta gjate samitit ekonomik ne Shen Peterburg te Rusise.

Negociatat per shitjen kishin ngecur mbi ceshtjen se sa qasje do te kishte Rusia ndaj teknologjise ushtarake ne bord.

Korporata ushtarake ruse Roso-boron-eksport tha se anijet luftarake Mistral do te shiteshin te pajisura me aftesite e marines dhe mbrojtjes.

Nje konsorcium i drejtuar nga francezet do ti ndertoje anijet per sulme amfibe dhe helikopter-mbajtese.

Rusia ka thene se keto anije do te mbulojne zonen e Paqesorit ne anen e bregdetit te saj lindor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›