Gejts viziton Kinën

Ministri amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, ka nisur sot vizitën në Kinë, me synimin për të forcuar bashkëpunimin ushtarak SHBA-Kinë dhe për të inkurajuar dialogun mes dy ushtrive.
Gejts do të takohet me presidentin Hu Xhintao, vetëm dy javë para vizitës së paralajmëruar të Husë në Uashington si dhe me zyrtarë të lartë të ushtrisë kineze.
Shefi i Pentagonit ka thënë se Kina dhe Shtetet e Bashkuara mund të bashkëpunojnë në çështjet ku kanë interesa të përbashkëta strategjikë, siç janë: sjellja provokative e Koresë Veriore, zhvillimi i armëve të shkatërrimit në masë në Iran, armët bërthamore, pirateria dhe terrorizmi.
Në prag të udhëtimit, Gejts citohet të ketë vlerësuar se marrëdhëniet ushtarake mes SHBA-ve dhe Kinës po riparohen.