E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani konfirmon arrestimin e “spiunes amerikane“

Irani ka konfirmuar arrestimin e një shtetase amerikane, e cila dyshohet për spiunazh. Hal Talajan është kapur javën e kaluar në kufirin me Azerbajxhanin dhe tashmë ndodhet në paraburgim.

Zëvendësi i shefit të policisë kufitare, Ahmad Garavand, u tha gazetarëve se ajo është arrestuar teksa fotografonte “gjoja si turiste, ndërsa në fakt ishte me mision spiunazhi”.

Departamenti amerikan i Shtetit nuk ka mundur të konfirmojë nëse gruaja është shtetase e SHBA-ve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›