E Shtunë, 31 Tetor 2026

Somali, ekzekutohen gratë që japin dorën

Burime të qeverisë somaleze bënë me dije se grupet fondamentaliste që kontrollojnë vendin kanë vendosur të dënojnë deri në vdekje rastet kur gra dhe burra që nuk kanë lidhje martesore apo gjaku midis tyre do t`i japin dorën njëri-tjetrit.
Rezidentët e qytetit të Jovharit lajmëruan gjatë drekës se fanatikët e grupit al-Shabab i kanë bërë të ditur qytetarëve se rrezikojnë fshikullime me kamzhik, burgim dhe deri ekzekutim nëse nuk do të respektojnë ligjin e ri.

Një student lajmëroi se grupe njerëzish të armatosur janë duke patrulluar nëpër autobuze, në kërkim të gjetjes së grave që nuk janë veshur në mënyrën e përshtatshme sipas ligjeve islamike.

Gratë janë ndaluar më parë që të grumbullohen në rrugë apo të bëjnë çfarë do lloj pune.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›