E Diel, 1 Nëntor 2026

Gejts:S`ka dëshmi që lidershipi pakistanez ka ditur për Bin Ladenin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Majkell Mullen, kanë thënë se “nuk ka asnjë dëshmi” që  lidershipi i Pakistanit, ka ditur për vendodhjen e Osama bin Ladenit, në afërsi të një akademie ushtarake në Abotabad të Pakistanit.

Gejts, megjithatë, ka thënë se “ai ka një supozim të cilin e ndanë me disa zyrtarë të tjerë në qeverinë amerikane” se vendodhja e Bin Ladenit dihej për disa në Pakistan.

Mullen ka thënë se informacionet për atë nëse Bin Ladeni ka pasur mbrojtës pakistanez ka mundësi të zbulohet nga analiza që SHBA-të po i bëjnë materialeve të konfiskuara nga shtëpia ku u vra Bin Ladeni.

Gejts gjithashtu paralajmëroi kundër ndërprerjes së ndihmës së SHBA-ve për Pakistanin. një strategji kjo që një numër i ligjvënësve janë duke e shtyrë Kongresin ta ketë në konsideratë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›