Irlandë, mbretëresha Elisabeta fjalim në kështjellën e Dublinit
Kështjella e Dublinit ishte dhe ndalesa e rradhës e mbretëreshës Elizabet në Irlandë, nga bëri dhe fjalimin e parë të një monarku që nga viti 1911. Ka qënë kjo kështjellë selia qëndrore e pushtetit britanik në Irlandë. Fjalimi i Elizabetës së dytë ishte i shkurtër dhe me një apologji për dhunën britanike, por duke dhënë një mezash personal dhe të fortë për kombin irlandez.
" Kjo vizitë na kujton kompleksitetin e historisë sonë, me plot zakone dhe tradita, por gjithashtu rëndësinë e durimit dhe pajtimit, duke qënë në gjendje për përulje ndaj së shkuarës, por jo për të qënë përtej saj. Për të gjithë ata që kanë vuajtur pasojat e problemeve tona në të shkuarën unë i ofroj simpatinë time të thellë e të sinqertë. Nëpërmjet historisë ne mund të shikojmë gjëra të cilat do të kishim dashur të beheshin ndryshe" deklaroi mbretëresha.
Vizita e Elizabetës së dytë shkatoi shumë protesta në Irlandë. Konflikti i gjatë që kanë pasur këto dy shtete ka bërë që që prej vitit 1911 asnjë monark nuk ka vizituar Irlandën. Megjithatë këto protesta nuk kanë cënuar vizitën, pasi e sigurisë që ishin marrë për kët ditë kanë qënë të mëdha.