E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gëlltit diamantin në ekspozitë, e arreston policia

Një vizitor kinez në një ekspozitë të gurëve të çmuar në Sri Lanka u arrestua pasi gëlltiti një diamant që mendohet se vlen 13 mijë dollarë.

Sipas BBC, 32 vjeçari e gëlltiti gurin e çmuar pasi e mori nga një vitrinë në ekspozitën e përvitshme në kryeqytetin Colombo.

Një zyrtar policie i tha AFP: Ai dukej sikur po e kundronte, kur krejt papritur e kapi dhe e futi në gojë.

I arrestuari u dërgua në spital dhe po i jepen laksativë.

Nuk është e qartë nëse ai e ka nxjerrë diamantin.

Sri Lanka ka një industri në lulëzim të gurëve të çmuar. Vendi është i njohur për safirin blu.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›