Gena dhe Flori promovojnë këngën

Dyshja e shumë përfolur, Gena dhe Flori Mumajesi kanë zgjedhur Prishtinën për të promovuar duetin e tyre të parë.
Të mërkurën, Prishtina do t’i bashkojë këngëtarët nga Shqipëria, në një party të organizuar nga Enis Fetahu.
Dueti i paralajmëruar më parë nga Gena dhe Flori do të promovohet më 17 prill në “ Duplex Club”.
Sipas pritjeve, ata do ta "ndezin” publikun prishtinas në një super party që do të përcillet me plot surpriza. Jo vetëm kaq, këngëtarët nga Shqipëria, do të performojnë live gjatë gjithë natës për fansat e tyre.
Përmes një video të publikuar nga ThreeDotsProduction, këngëtarët i’u kanë drejtuar fanasve duke i thirrur për të marrë pjesë në promovim.
Ndryshe, ky duet, pritet të pushtojë majat e top-listave shqiptare, pasi që të dy këngëtarët njihen për hitet e tyre të shumta./Indeksonline/