Për herë të parë me beben në publik

"E ka fytyrën si tortë, por më pëlqen kështu. E ushqej tim bir me gji, ndonëse më ndihmohem shpesh edhe nga qumështi pluhur. Po mësoj edhe përdorimin e biberonit, që është themelor", tregon Belen Rodriguez për "Chi" përvojën e saponisur si mama.
Ndërkohë që ka ekspozuar për herë të parë për të gjithë kuriozët edhe djalin Santiago, teksa i jep gji. Vetë bukuroshja argjentinase duket rrezatuese dhe tepër në formë, duke mos shfaqur shenja lodhjeje. Fundja s'ka sesi të ndodhë ndryshe, sepse duket se pas viteve të tëra "të lodhshme", më në fund ka arritur të realizojë ëndrrën e saj të madhe: të bëhet mama./Indeksonline/