Koncerti i Beyonces në Beograd

Pop diva Beyonce ka mbajtur të hënën në mbrëmje koncert në Beograd. Mediet serbe njoftojnë se koncertin e kanë ndjekur rreth 18.000 pjesëmarrës dhe janë kënaqur dueke dëgjuar këngëtaren rreth dy orë.
Edhe kësaj radhe ajo është paraqitur me një shumllojshmëri kostumesh të cilat janë komentuar shumë në medie, kryesisht pozitivisht. Në “Mrs. Carter Show World” 31 vjeçarja ka zgjedhur të vishet nga disenjatorët Dean and Dan Caten.
Sipas mediave Beyonce ka ndezur publikun në arenën “Kombak” dhe në një moment ajo është parë edhe me flamurin serb në dorë. Turneu i nisur këtë të hënë do të përfundoi në muajin gusht me një koncert në Brooklyn. Ja disa pjesë nga ky koncert./Indeksonline/