Genci në mbrojtje të partisë

Lidhur me komentet që pasuan Kongresin e VI-të të Partisë Demokratike të Kosovës, mbajtur me 26 dhe 27 janar, ka reaguar anëtari i grupit ''Etnon", Genc Prelvukaj.
"Për katër vitet që vijnë z.Thaçi do të jetë në krye të Partisë Demokratike të Kosovës. Me vetëm një votë kundër dhe të gjitha tjerat pro, iu besua mandati. Duke e peshuar mirë situatën, pa i bërë bisht të dhënave dhe fakteve , unë i ulur në rendin e 5-të të delegatëve të degës së Prishtinës e ngrita kartonin e gjelbert për të dhënë votën pro," ka shkruar Prelvukaj ne opinionin e tij publik, te botuar ne mediat ne Kosove.
"Konstatimi që nuk ishte gjë demokratike, nuk është i qëndrueshëm aspak, " ka theksuar Genci, duke shtuar:
"Partia beson në të dhe përderisa nën udhëheqjën e tij ka arritur në pushtet dhe ende qeverisë me vendin nuk mund të kontestohet nëse është meritore pozita e tij për katër vitet që vijnë."
Genc Prelvukaj, ka lënë anash karrierën muzikore, pas angazhimit si këshilltar politik i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Republikën e Kosovës, ku mbulon fushën e rinisë dhe të drejtave autoriale. /Indeksonline/