Grabitën agjencinë e këmbimit valutor, arrestohen autorët, sekuestrohen paratë

Policia e Lezhës ka sekuestruar shumën e lekëve të grabitura në agjensinë e këmbimit valuto,r në qendër të këtij qyteti. 10 mln lekët e grabitura u gjetën gjatë kontrollit të shtëpisë së njërit prej grabitësve. Më herët, gjatë paradites së sotme policia bëri të mundur dhe arrestimin e dy grabitësve, konkretisht të shtetasve, Mario Gjopalaj dhe Bledar Zefi, të cilëve iu sekuestruan dhe armët me të cilat realizuan grabitjen.
Një ditë më parë dy të ndaluarit grabitën me armë zjarri dhe pa maska agjencinë e këmbimit valutor, duke grabitur shumën prej 10 mln lekësh.