Genocidi serb,hapet ekspozita Për të mos harruar

Basha gjate fjales se tij pershendetese
Është hapur sot në Tiranë, në ambientet e Muzeut Kombëtar, nën kujdesin e Bashkisë së kryeqytetit, ekspozita përkujtimore dedikuar genocidit dhe dhunës serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës, Për të mos harruar
Në fjalën e tij përshëndetëse, kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha duke kujtuar sakrificën e familjes së Adem Jasharit theksoi se Sakrifica e Jasharve është një nga pikat më sublime, që dëshmon sa vlen liria për vendin tonë.
14 vjet më parë, tha ai, u vunë në shënjetsër për tri ditë me rradhë familja Jashari, të cilët i dëshmuan botës vendosmërinë e shqiptarëve për liri.
“Bilanci ishte i dhimbshëm, 56 Jashar u vranë dhe u masakruan. I fundit që ra, duke çuar në fund amanetin e Adem Jasharit, ishte i biri 13 vjeç- tha Basha.
Kreybashkiaku tha se, kjo ekspozitë është një kontribut modest i Tiranës, për të përkujtuar një nga fletët më të vështira, dhe për të dëshmuar se nuk do të harrojmë të ardhmen.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për dy javët në vazhdim.