E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria raporti vjetor ne kuvend

E hene 05 Mars 2012 1720

KUVENDI I SHQIPERISEProkuroria shfaq shqetesim per gjykatat e vendit vecanerisht ne lidhje me prokuroret e shkarkuar. Sipas raportit prokuroret e shkarkuar me dekret te presidentit jane kthyer ne pune nga gjykata. Gjate dy viteve te fundit jane shfuqizuar nga gjykata te gjithe dekretet e presidentit per shkarkimet e prokuroreve nga detyra dhe masat disiplinore te dhena nga prokurorja e pergjithshme. Ky shqetesim e te tjera perfshihen ne raportin vjetor prej 248 faqesh qe tashme ka mberritur ne Kuvendin e Shqiperise. Ne kete dokument prokuroria e pergjithshme raporton edhe per marredheniet me institucionet e tjera. Nga Kuvendi organi i akuzes pervec ndryshimeve ligjore kerkon edhe rritjen e buxhetit e garantimin e pavaresise gjate menaxhimit te ketyre fondeve. Ne raport me bashkepunimin me policine e shtetit prokuroria ankohet per nivelin profesional te oficereve te policise per paqendrueshmerine e tyre ne detyre apo per mos zbulimin e krimeve te renda. Gjithashtu per te disatin vit me radhe Prokuroria e Pergjithshme i kerkon Kuvendit gjithashtu kufizimin e imunitetit ne menyre qe te ushtrohet me me shume efektivitet ndjekja penale. Si dhe ndryshimin e ligjit me qellim hetimin e zyrtareve me imunitet edhe pas perfundimit te mandatit te tyre.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›