Greqi, 74% e qytetarëve mendojnë se Papandregu duhet të paguaj me burg për gjendjen e vendit

Rezultati i sondazhit të ALCO-s
Nëse do të pyesësh grekët se cili politikan duhet dënuar për rënien ekonomike të vendit? tre nga katër do të përgjigjen Jorgo Papandreu. Ata mendojë se ish-kryeministri nuk duhet të paguajë vetëm politikisht por meriton të shkojë në burg. Një përfundim i tillë del nga një anketë e organizuar nga kompania e zhvillimit të sondazheve për faqen informative Njusbomb në Greqi.
Po në këtë sondazh del se 49% fajësojnë Kosta Karamalisin për shkatërrimin e vendin ndërsa 34% mendojnë se Kostas Simit duhet të paguaj për këtë gjendje.
ALCO, është kompania më e vetër dhe më e besueshme në Greqi për hulumtimet në opinionin publik në Greqi. Në një sondazh të mëparshëm të mbajtur në shkurt të kërkuar po nga kjo faqe informative doli se 8 nga 10 grekë besojnë se Papandreu shiti sovranitetin kombëtar dhe 6 në 10 besojnë se kryeministri aktual Lukas Papademos u shërben interesave të kreditorëve të huaj.
Në një sondazh tjetër të kryer për gazetën Helen Njus Real ish-kryeministri Papandreu kundërshtohet nga 80.4% e të anketuarve duke u cilësuar si lideri më jopopullor për momentin në Greqi. Nga ky sondazh gjithashtu del se 72.7 për qind e grekëve duan të vazhdojnë të qëndrojnë në eurozonë, por vetëm gjysma besojnë se Greqia është e aftë për këtë.
Për më tepër, numri i grekëve të cilët do të votojnë për një nga partitë më të mëdha politike në vend ka arritur nivelin e tij më të ulët që prej vitit 1974. Sipas këtij sondazhi Demokracia e Re mbledh 19 % të votave dhe PASOK, e cila fitoi zgjedhjet në vitin 2009 merr një 8.2 %. /F.Stafa/