E Shtunë, 31 Tetor 2026

Genta e BB5: U lodha, do largohem nga Shqipëria

TIRANE - Genta, finalistja e “Big Brother” e njëkohësisht njëra nga konkurrentet më të diskutuara të këtij edicioni, u duk sikur e përballoi mirë situatën që e priste jashtë shtëpisë së famshme. 

Ajo, pasi doli u përball me realitetin dhe atë që kishte ndodhur me fotot e saj intime. Përgjatë këtyre ditëve, në intervista të ndryshme ajo shprehej se dëshironte ta linte pas këtë histori e të fillonte një jetë të re në Tiranë.

Mirëpo duket se diçka ndryshoi. Kur kontaktuam me Gentën, ajo na tregoi se donte të shkëputej nga Shqipëria e se kishte vendosur të jetonte në Greqi, por nuk dha arsye. Ndoshta situata nuk ka qenë aq e lehtë sa dukej nga jashtë... Ndoshta Gentën e kanë vrarë të gjitha ato që ndodhën dhe ka vendosur të rrijë larg.
Lidhur me këtë, ajo, në media të ndryshme është shprehur se i është shkatërruar jeta.

Planet për punësimin në Tiranë u përmbysën dhe jeta e re për të do të fillojë jashtë kufijve të vendlindjes, që e bëri të famshme në të gjitha kuptimet.

(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›