E Shtunë, 31 Tetor 2026

Genta e Liam flasin per lidhjet e dashurise Genta Meti ngjan me ish te dashurin tim

Liam e Genta jane ne kuzhine duke ngrene mengjesin ku Genta tregon per ish te dashurin e saj dhe familjen e tij. Ajo shprehet se nuk e di se cfare mendojne ata per te tani qe e shohin ne BB e shton se familja e tij jane njerezit me te mire qe ka njohur. Liam thote se ajo nuk duhet te shqetesohet per opinionin e njerezve jashte pasi ata qe e njohin me siguri e dine shume mire se si eshte ajo.

Liam e Genta ndajne disa mendime per vajzat e shtepise kryesisht per fizikun e jashtem. Genta shprehet se Klaudja ka trup te mire dhe Liam eshte i te njejtit mendim e shton se ne pergjithesi ai nuk i vlereson vajzat nga pamja e jashtme por nga karakteri dhe menyra e sjelljes.

Genta i rikthehet temes per lidhjen e saj te shkuar e i tregon se nuk mundet ta harroje ate djale. Ajo shprehet se ish partneri i saj ka shume ngjashmeri me Metin e Liam thote se kjo qenka arsyeja qe Genta e pelqen Metin. Genta pergjigjiet se Metin nuk e pelqenin por vetem i ngjason me ish te dashurin.

Me pas Genta e pyet Liamin perse nuk lidhet me ndonje nga vajzat ne BB e ai pergjigjet se tashme eshte ne nje lidhje me te cilen e shikon veten gjate dhe planet e tij jane te martohet e te krijoje familje me ate vajze.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›