E Shtunë, 31 Tetor 2026

Genta, e dobët para dashurisë?

Këngëtarja Genta Ismajli, gjatë këtyre muajve është shfaqur shpesh në ekran, si anëtare jurie e garës për talentë “Gjeniu i vogël”.

Tani, ajo ka realizuar një këngë të re, të cilën ka bërë të ditur që së shpejti do ta publikojë me videoklip.

Genta filloi vitin 2013 me publikimin e videoklipit të këngës “E kam provuar’’, e cila jo rrallë here është komentuar si këngë personale e Gentës.

Duke folur për mediat shqiptare, e pyetur nëse edhe ajo është e dobët para dashurisë,  Genta është përgjigjur : “Edhe një femër me karakter të forte nuk do të thotë se nuk ka ndjenja, bile ndoshta edhe më se sa duhet ndonjëherë.” /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›