Tuna: Dashuri të pakursyer

Këngëtarja shkupjane Altuna Sejdiu ishte mes këngëtareve të shpërblyera mbrëmë në “Videofesti muzikore 2013”. Videoklipi i këngës ‘’I asaj’’ u përzgjodh si më i miri në konkurrencën e femrave.
Përveç se në foltore kur pranoi shpërblimin, Tuna ka falënderuar fansat edhe nëpermjet rrjeteve sociale:
"Ju falemnderit që kishit meritë në suksesin e projektit. Për secilin nga ju, dashur të pakursyer".
Ndryshe, ajo është duke punuar në realizimin e duetit me reperin Cozman, me të cilin përflitet të jetë në lidhje. /Indeksonline/