Genta fle përmbys!

Asaj i shkon më së miri për shtat çdo epitet zbukurues, është e bukur, e zgjuar, e sinqertë, ka një sens të hollë humori... Këngëtarja e mirënjohur kosovare Genta Ismajli tregon gjithçka ndodh në hapësirën e saj intime....
Sa kohë kalon zakonisht në krevat?
Në ditët që nuk jam shumë e ngarkuar me punë, qëndroj në shtrat 6-8 orë.
Gjatë kësaj kohe që je në shtrat, sa orë e kalon në gjumë?
Kur nuk kam obligime mund të kaloj rreth 7 orë duke fjetur, në të kundërt ka raste që fle edhe vetëm 1 orë.
Preferon të flesh me pizhama, të brendshme apo... ?
Më pëlqen të fle me pizhama.
Çfarë bën tjetër në shtrat: ha lexon, sheh TV apo…?
Të gjitha nga pak, ha, lexoj dhe shikoj TV natyrisht.
Çfarë është shtrati për ty, një përkufizim?
Sa herë lodhem vetëm shtratin dhe jastëkun tim kam në mendje, kështu që rrjedhimisht shtratin do ta përkufizoja si vendin ideal për t’u shplodhur.
Çfarë pozicioni preferon zakonisht për të fjetur?
Më pëlqen të fle përmbys.
Po kur je me të dashurin?
Nuk përbën ndonjë ndryshim.
Ju qëllon kur jeni me dikë në shtrat të flisni? Përse bisedoni zakonisht?
Më së shumti më ndodh të fle me tezen dhe vajzën e saj, zakonisht bëjmë muhabete femrash.
Preferon të mbulohesh shumë apo pak?
Preferoj të mbulohem, vetëm këmbët i lë pa mbuluar.
A flisni në telefon dhe bëni thashetheme apo biseda erotike? Çfarë?
Po edhe më ndodh të flas, bisedat erotike kurrsesi jo, i kam inat, flas për punë, por mund të qëllojë të bëj edhe ndonjë thashetheme të vockël.
A të pëlqen të luash me jastëkë dhe çfarë lojërash bën zakonisht?
Nuk bëj lojra me jastëkë. (Qesh)
A të ndodh të zgjohesh shpesh gjatë natës dhe përse?
Po edhe më ndodh, sa herë që zgjohem në fakt jam shumë e uritur.
Çfarë urreni më shumë në shtrat, kur jeni me dikë tjetër?
Nuk e di se jam duke fjetur dhe nuk ndjejë asgjë.
Kur jeni vetëm ju ka ndodhur të zgjoheni duke shtrënguar jastëkun?
Po, më ka ndodhur.
Si do të ndiheshit nëse i dashuri ju kthen kurrizin?
Do t’ja ktheja edhe unë me të njëtën monedhë, do ja ktheja edhe unë kurrizin, megjithëse për të qenë e sinqertë nuk mendoj se do të më bënte shumë përshtypje.
Nëse je me një person të seksit të njëjtë dhe ju prek, si do të reagonit?
Do t’ja fusja një shuplakë. (Qesh)
Kur shkon zakonisht për të fjetur, çfarë bën para se të shtrihesh?
Para se të bie në shtrat, pastroj fytyrën dhe dhëmbët.
Cila është gjëja e parë që bën sapo hap sytë në mëngjes?
Sapo hap sytë në mëngjes, kryej nevojat personale në tualet, është mëse normale.
Çfarë nuk ju pëlqen kur jeni duke udhëtuar dhe flini në ndonjë hotel?
Sa herë gjendem për ndonjë koncert jashtë shtetit jam e gatshme të bëj me qindra kilometra rrugë vetëm që të fle në shtratin tim, është e çuditshme në fakt, por kur jam në Shqipëri nuk më ndodh kjo, ndihem shumë rehat edhe pse jam diku në një hotel larg dhomës sime të gjumit.
Ju ka ndodhur të zgjoheni në shtrat me një mashkull dhe të thoni: Kush është ky?
Jo, s’më ka ndodhur asnjëherë.
Ku preferoni të flini përveç krevatit, në divan apo dhomën e prindërve?
Më plqen shumë dhoma e prindërve dhe ndihem shumë mirë sa herë më duhet të fle në dhomën e tyre.
(Bluetooth)