E Diel, 1 Nëntor 2026

Humb Chievo e Bogdanit

Chievo është mposhtur të shtunën nga Roma me rezultat 1:0, në kuadër të xhiros së 19 të Serie A italiane. Sulmuesi shqiptar, Erjon Bogdani ka luajtur 71 minuta, ndërsa është zëvendësuar nga Granoche.

Giallorossët kaluan në avantazh qysh në minutën e parë të ndeshjes, përmes mesfushorit Daniele De Rossi, ndërsa luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e 10, pas përjashtimit me karton të kuq të portierit Doni.

Chievo e ka mbyllur sezonin vjeshtor në pozitën e 13 me 24 pikë të tubuara. Xhiron e ardhshme, klubi verdhekaltër do të përballet me Juventusin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›