Genta, në stadiumin e Kukësit

Genta Ismajli ka performuar sot në stadiumin e Kukësit, e ftuar speciale e ekipit futbollistik kuksian.
Ndeshja e fundit për këtë sezonë kundër Skenderbeut, ështe shoqëruar me një koncert, ku e pranishme ishte edhe Ismajli, me grupin e saj të balerinëve.
Gjatë muajve të fundit, Genta ka rralluar koncertet, si pasojë e angazhimit në spektaklin televiziv “Gjeniu I vogël”, ku është anëtare e jurisë. /Indeksonline/