E Shtunë, 31 Tetor 2026

Michael Jordan, muaj mjalti në Greqi

Michael Jordan dhe gruaja e tij e re Yvette Prieto po kalojnë muajin e mjaltit në Greqi. Ish-basketbollisti i famshëm gjendet në Mykonos dhe po qëndron në jahtin e tij të stërmadh bashkë me ish-modelen.

Cifti ka lundruar në ishujt grekë që pas martesës, më datë 27 prill. Gjashtë herë kampioni i NBA me Chicago Bulls është njohur me Yvette 5 vite më parë.

Ceremonia u zhvillua në një kishë të Floridës, në prani të rreth 300 të ftuarve ku binin në sy personalitete si Tiger Woods, Patrick Ewing, Spike Lee dhe Ahmad Rashad./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›