E Shtunë, 31 Tetor 2026

Genta si Lady Gaga

Nga Express më 30 qershor 2011 në ora 08:53

Në ndejën promovuese të albumit më të ri “Living your dream” të reperit Noizy, ishte dhe këngëtarja Genta Ismajli. Siç shihet dhe në fotot, ku ajo përqafon miqësisht babin e mbretit të mbrëmjes, Genta ka formuar një raport të ngushtë me Noizyn dhe familjen e tij, dhe këtë që prej sezonit të parë të “Dancing with the Stars”, ku siç na tregoi këngëtarja, ata e kanë mbështetur shumë.

Respekti që ajo gëzon për ta vihet re edhe në gjestin mjaft të këndshëm nga ana e saj, kur ajo u bashkohet festimeve me një tufë lulesh magjepsëse që ia drejton Noizyit për t’i uruar suksesin e arrirë. Një tjetër veçanti e këngëtares kosovare me mjaft sqimë dhe karakter janë gustot e saj në veshje dhe look-u i përgjithshëm.

Këtë radhë, veç flokëve ose “frizurës” mjaft ekstravagante me rrica, ajo përçon ekzagjerim pozitiv në zgjedhjet që bën për fustanin e shndritshëm në ngjyrë të verdhë, që e ndihmon të bjerë edhe më shumë në sy ajo dhe ngjyra e bukur e lëkurës.

Por, në fakt, më shumë sesa fustani vëmendjen na e marrin këpucët e zgjedhura prej Gentës, në stilin ‘alla’ Gaga. Është e vërtetë që shpeshherë kopjimi që artistët shqiptarë u bëjnë atyre të huaj sidomos në look lë tepër për të dëshiruar, ama në rastin e Gentës shihet se është veçse e inspiruar me detajet e modës më të fundit dhe duket rrezatuese e plot energji. (Bluetooth)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›