E Shtunë, 31 Tetor 2026

Davide Santon në Romë

Nga Express më 29 qershor 2011 në ora 22:00

Interi ka ofruar lojtarin e talentuar Davide Santon te rivalët e tyre të Serisë A, Roma, ka shkruar Sportitalia.

Skuadra e Luis Enrique është shumë aktive në treg, përderisa e ardhmja e mbrojtësit të krahut John Arne Riise është në dyshim.

Ai kërkohet nga skuadra Sporting Gijon e Spanjës. Interi shpreson se rivalët e tyre do ta marrin Santon, qoftë me një shitje te Roma apo ta huazojnë atë për një vit dhe të kenë bashkëpronësi me romakët. 20 vjeçari konsiderohet njëri prej mbrojtësve më të mirë të rinj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›