Genta sjell remiksin e "Hajde qka po pret"

Genta Ismajli u kishte premtuar fansave të saj se do të sjell remiksin e këngës “Hajde qka po pret”, dhe mbajti fjalën.
Këngëtarja e njohur dhe e preferuara e publikut Genta Ismajli ka lansuar në youtube remiksin e këngës ''Hajde qka po pret'', duke mbajtur premtimin që u kishte dhënë fansave një vit më parë.
Ky verzion u pëlqye nga adhuruesit, ku Genta mori edhe disa propozime nga ta, që të këndojë edhe këngë reggea.
Meqë Genta po i plotëson kështu dëshirat e adhuruesve, ndoshta shumë shpejtë do ta shohim edhe në reggea./Indeksonline/