Tom Cruise “i shkruan letër ish-bashkëshortes”

Tom Cruise raportohet se i ka shkruar një letër të përzemërt Katie Holmes një vit pas ndarjes.12 muaj pas ndarjes, shoqëria e Tom thotë se ai ka ndërmarrë një hap befasues duke i shkruar ish bashkëshortes në përpjekje për të rindezur shoqërinë nëse jo më shumë.
“Ai ka shkruar një letër emocionale. Mendoj se këtë ai e ka bërë për shumë arsye por në veçanti për afrimin e korrikut. Duket se përfundimisht ai e ka kuptuar se Katie është dashuria e jetës së tij.
Ishte i shokuar kur ajo e la edhe pse ai i kishte injoruar shenjat e tilla, por në fund Tom ka kuptuar arsyet pse ajo përfundoi gjithçka”, ka thënë një burim për revistën britanike “Look”.
Po sipas burimit, Tom vendosi ti shkruante pasi e dinte se ajo nuk do ti përgjigjej në telefon.Ndërkohë duket se përpjekja e Cruise ka pasur efekt në 34 vjeçaren, pasi sipas burimeve ajo është “prekur shumë” nga letra e 51 vjeçarit.
Çifti u shkurorëzua në korrikun e vitit të kaluar, derisa së bashku kanë vajzën Suri, e cila jeton në Nju Jork me të ëmën./Indeksonline/