Gentës i ikën zëri në skenë
Të mërkurën në mbrëmje në Kosovë është mbajtur një koncert kushtuar Ramsh Haradinajt. Në të kanë marrë pjesë mjaft artistë kosovarë, por përveç pjesës artistike koncerti ka pasur disa incidente jo të këndshme. Kështu, ndërsa grupi i mirënjohur “Minatori” po akordonte instrumentet përpara se të nisnin performancën, publiku ka reaguar keq dhe lideri i grupit, Naser Gjinovci, iu është përgjigjur duke thënë se “Të nderuar, elektronika nuk është në nivelin tonë”. Dhe më tej ka përdorur një fjalë të pistë. Reagimi ka qenë më tepër ndaj gjithë artistëve që këndojnë ‘playback’. “Minatori” ka interpretuar dy këngë “live” e pas tyre në skenë është ngritur Genta Isamjli. E këtë të fundit, fati e la në baltë… Ndërsa nisi të këndonte këngën e saj, cd-ja i ka ngecur disa herë, çka e ka vënë në një pozitë mjaft të keqe atë. Kështu, Genta këndoi miks, pasi e filloi në “playback”, para se CD-ja ‘e prishur’ të ndalonte duke e detyruar atë ta vazhdonte këngën vetë. Por Genta, vetëm pas një minute është larguar nga skena, pasi dështoi me zërin e saj duke lënë këngën në mes.