E Diel, 1 Nëntor 2026

Heidi Klum, tashmë stiliste bizhush

Supermodelja Heidi Klum ka lançuar linjën e re të stolive, kësaj radhe për kompaninë QVC, ndërsa koleksioni do të ketë emrin “Wildlife by Heidi Klum”. Kur supermodelja më e paguar, Heidi Klum, për herë të parë kishte krijuar linjën e stolive për shtëpinë “Mouavad”, ajo ishte akuzuar nga prodhuesi i stolive luksoze “Van Klif and Arpels”. Siç thuhej në akuzë, Heidi kishte krijuar një varëse në formën e trëndafilit, për të cilën prodhuesi kishte thënë se “I ngjan shumë” koleksionit të tyre, “Alhambra”. Kur është paralajmëruar koleksioni i ri, të cilin e ka dizajnuar për QVC, manekinia atraktive tridhjetë e tetëvjeçare, për herë të parë ka folur rreth akuzës. “Kemi luftuar me shtëpinë “Van Klif and Arpel” për më shumë se një vit, por ishim peshk i vogël, krahasuar me një kompani të madhe dhe serioze. Por, tashmë më vjen mirë të punoj diçka krejtësisht të re”, ka deklaruar Klum, duke shtuar se stolia e re është e madhe dhe nuk është e shtrenjtë. Koleksioni ka 35 pjesë të stolive dhe secila prej tyre vlen prej 30 deri në 200 dollarë, ndërsa janë krijuar nga guri gjysmë i çmuar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›