George Mitchell kthehet ne Lindjen e Mesme

Administrata e presidentit amerikan Barack Obama do te dergoje kete jave perseri ne Lindjen e Mesme emisarin e saj te paqes George Mitchell me gjithe ngecjen e procesit per shkak te ndertimit te vendbanimeve izraelite ne territoret e okupuara palestineze. Departamenti i Shtetit tha se synimi amerikan per nje marreveshje paqeje mes Izraelit dhe palestinezeve brenda nje viti eshte i realizueshem.
Zyrtaret e departamentit pranojne sprapsjen taktike per shkak te ndertimit te vendbanimeve por kembengulin se ajo nuk e dekurajon administraten te ndjeke rrugen e zgjidhjes me dy shtetet te konfliktit ne Lindjen e Mesme.
Departamenti i Shtetit u shpreh se perpjekjet per ta bindur Izraelin te perterije moratoriumin per pjesen me te madhe te vendbanimeve ne Bregun Perendimor si menyre per te rifilluar bisedimet e drejtperdrejta mes paleve kane deshtuar.
Administrata Obama i kishte ofruar Izraelit nje pako te ndihmave ushtarake dhe nxitje diplomatike ne shkembim te riperteritjes se moratoriumit qe skadoi ne shtator. Por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu megjithese e pranoi kete ide nuk ishte ne gjendje te binde anetaret konservatore te kabinetit te tij qe ta pranonin oferten.
Oferta e Shteteve te Bashkuara per t146i dhene Izraelit 20 avione luftarake F-35 ne shkembim per zgjatjen e moratoriumit edhe per tri muaj tashme eshte terhequr. Shtetet e Bashkuara do te perpiqen tani te ngushtojne divergjencat mes paleve per ceshtjet kyce perfshire edhe ato per kufijte e shtetit palestinez.