E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti britanik miraton trefishimin e takses

Parlamenti britanik ka miratuar te enjten trefishimin e takses per ne universitet. Taksa minimale do te jete 9000 paund per vit.
Tani ky miratim pritet ti kaloj per nenshkrim edhe mbretereshes Elizabeth para se ajo te behet ligj. Nderkohe qe votohej per rritjen e takses se arsimit te larte mijera studente protestuan duke krijuar edhe perleshje te dhunshme me policine. Ne Westminister te Londres gjate protestave kunder planit te deputeteve per te rritur taksat ne arsim deri ne 9 mije paund ne vit. Nga kjo perleshje e dhunshme eshte plagosur rende nje oficer policie dhe eshte derguar menjehere ne spital pasi eshte demtuar seriozisht ne pjesen e qafes. Sipas policise thuhet te jene plagosur edhe 6 protestues te tjere pasi kane dashur te kalojne me force kordonin e policise.Protestuesit kane marshuar drejt Sheshit te Parlamentit dhe kane tentuar te percajne kordonet policore. Agjentet e policise te veshur me te zeza jane rreshtuar prapa barrierave metalike qe rrethojne Dhomat e Parlamentit. Disa protestues te cilet kane hedhur fishekzjarre ndaj forcave te rendit jane zmbrapsur nga agjentet e pajisur me arme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›