Shkodra mes ujit dhe shpreses

Niveli i larte i ujit qe ne disa vende arrin ne mbi nje meter ka izoluar disa qindra familje qe banojne ne pallatet ne hyrje te qytetit.
Uji ka hyre ne katet e para te banesave si dhe ne nje numer te madh dyqanesh dhe biznesesh private. Mundesite e vetme per levizjen e banoreve ne lagjet hyrese te Shkodres jane varkat si dhe automjetet e larta te ushtrise.
Lagja Xhabiej ne hyrje te qytetit te Shkodres ka tete dite qe ndodhet e permbytur nga ujerat e Liqenit dhe te lumit Buna.
Uji ka depertuar rreth 300 metra ne thellesi te qytetit. Katet e para te pallateve ne dy anet e kesaj rruge hyrese jane perfshire nga uji qe arrin deri ne nje meter lartesi.
Edhe te enjten kur banoret e kesaj zone thone se ka nje renie te ndjeshme te nivelit te ujit krahasuar me ditet e para te permbytjes ne kete pjese te qytetit levizet vetem nepermjet varkave dhe makinave te larta te ushtrise.
Problemet e banoreve
Nga ballkonet dhe dritaret e pallateve te rrethuara nga uji banoret vezhgojne levizjen e varkave qe po bejne punen e autobuseve te qytetit.
147Na duhet te qarkullojme duke paguar leke megjithese nafta dhe varkat jane te shtetit. Paguajme nga 200 leke per te kaluar ne anen tjeter te rruges148 thote nje qytetar.
Ndersa nje punonjes i bashkise thote se bashkia ka vendosur rreth 35 varka per te kryer transportin e banoreve te kesaj zone por krahas ketyre ka edhe varka private qe kryejne kete transport. Banoret mund te mos e dine kete fakt dhe u drejtohen varkave me pagese148 thote punonjesi i bashkise.
Per banoret e izoluar ne lagjet e permbytura te qytetit problemet e ketyre diteve jane nga me te ndryshmet mungeses se energjise elektrike dhe ujit i shtohet edhe preokupimi i furnizimit te perditshem me ushqime.
Ndihmat qe shperndahen nga bashkia per banoret e izoluar te kesaj pjese te qytetit shpesh here krijojne tension dhe rremuje.
147Ushqimet ndahen sipas qejfit te atyre qe i ndajne te cilet i dergojne ushqimet tek te njohurit e tyre.148
147Vetem nje here kemi marre ndihma ushqimore. Kemi marre 1/2 kg vaj 1 kg oriz 1 kg groshe dhe dy buke te shtypura. S146 kemi marre asgje tjeter148.
Me te demtuara nga permbytjet ne lagjen Xhabiej te Shkodres duket se jane banesat dhe njesite tregtare ne katet e para te pallateve.
Brenda shume dyqaneve shihen te lundrojne ne uje artikuj te ndryshem.
Tregtaret dhe banoret e shtepive te demtuara thone se u gjeten te papergatitur per kete situate dhe se nuk paten kohe te largonin mallrat dhe pajisjet e tyre.
147Jemi munduar t146i dergojme pajisjet ne katin e dyte por megjithate kemi shume deme. Aktualisht jam duke jetuar ne katet e larta te baneses dhe nuk mund te largohem nga frika e grabitjeve qe mund te ndodhin148 tregon nje banor i lagjes se permbytur.
147Nje meter ka arritur uji brenda ne banese dhe na ka demtuar shume materiale qe jane bere te paperdorshme. Jemi detyruar te largohemi nga banesa dhe te shkojme ne qendrat e pritjes qe jane ngritur nga bashkia148 shpjegon nje qytetar.
Angazhimi i autoriteteve
Lagjet e permbytura te qytetit po inspektohen vazhdimisht nga autoritetet qendrore dhe vendore qe menaxhojne situaten e krijuar.
Kryetari i Bashkise Lorenc Luka i shoqeruar edhe nga nje grup specialistesh te shendetit publik pasi ka pare nga afer gjendjen ketu ne hyrje te Shkodres ka bere te njohura masat qe po merren per t146u ardhur ne ndihme banoreve.
147E kemi perqendruar punen tone ne zonat qe e kane te pamundur te dalin nga shtepite per shkak te nivelit te larte te ujit. Kemi shperndare ushqime per rreth 370 familje por dita dites numri i familjeve ne nevoje vjen duke u rritur. Shpresojme qe ulja e nivelit te ujit ditet e fundit te na lejoje shperndarjen e ndihmave me ane te mjeteve te ushtrise148 thote kryetari i Bashkise se Shkodres.
E ndersa largohesh nga lagjet e permbytura dhe hyn me ne brendesi te qytetit eshte e pamundur te shkeputesh nga atmosfera e kesaj situate qe nga qeveria eshte quajtur fatkeqesi natyrore.
Levizjet e shumta te kamioneve te ushtrise zhurmat e helikoptereve qe kryejne operacionet e shperndarjes se ndihmave ne zonat e izoluara te Nenshkodres dhe prania e mijera te evakuarve ne qendrat e pritjes jane perjetimet e Shkodres ne keto dite te para te dhjetorit. /bbc/