George Soros shpreson se kjo do jetë e treta- e vërteta
Miliarderi George Soros pati dy gëzime këtë fundjavë.
Ai festoi 82 vjetorin dhe bëri të ditur se ka ndërmend të martohet me të dashurën e tij, Tamiko Bolton, që është 40 vjeçe.
Edhe pse ka dyfishin e moshës së saj, Soros shpreson se kjo do jetë e treta e vërteta.
Soros e Bolton janë takuar në pranverën e vitit 2008. Por miliarderi i propozoi asaj vetëm pak javë më parë.
Kjo do jetë martesa e tretë për Soros dhe e dyta për Bolton, e cila ka qenë e martuar për një periudhë të shkurtër në vitet 90.
Soros ka pesë fëmijë nga martesat e mëparshme.
Soros u bë i famshëm dy dekada më parë, kur tronditi paundin britanik dhe Bankën e Anglisë në një lëvizje që i dha edhe titullin njeriu që theu bankën e Anglisë.
Është mësuar se i biri i tij, Jonathan, 42 vjeç, do marrë përsipër bizneset e babait.
Mendohet se Soros Fund Management ka një pasuri prej 25 miliard dollarësh.
