E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerard Depardieu urinon ne avion

Gerard Depardieu, aktori i famshëm francez, është nxjerrë jashtë nga një aeroplan për shkak se urinoi në bord.

62-vjeçari, i cili sipas pasagjerëve ishte i dehur, kërkoi të shkonte në banjë në momentin kur avioni nga Parisi në Dublin sapo ishte nisur, por stafi i tha të priste deri sa avioni të ngrihej dhe të ishte e mundur heqja e rripave të sigurimit.

Dëshmitarët thanë se Depardieu nuk priti, por hoqi rripin e sigurimit, zbërtheu zinxhirin dhe u “lirua” mes rreshtave me pasagjerë.

Menjëherë, piloti e ndaloi fluturimin dhe stafi e detyroi aktorin të zbriste.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›