Gerdec, familjaret kujtojne viktimat e tragjedise

Nje grup nga banoret e zones se goditur nga shperthimi e familjare te atyre qe humben jeten do te mbajne nje flamur kombetar me permasa shume te medha me te cilin do te ecin pergjate rrruges per ne kryeqytet.
Flamuri pritet te udhetoje dore me dore nga banoret e me pas minatoret, veteranet, ish-ushtaraket, grupimi i vullnetareve per ndryshim dhe shume grupimeve te tjere qe do jene ne kete proteste. Momenti eshte mjaft i heshur dhe familjaret po hedhin karafila pertej postbllokut.
Ne kete ore nuk eshte lajmeruar nje ceremoni me buje e fjalime politike. Marshimi drejt kryeqytetit do te vazhdoje deri ne oren 18 ne Sheshin “Skenderbej” ku do te mbahet edhe mitingu i perkujtimit te asaj qe ndodhi nje vit me pare.
Nje tjeter miting nga nje force opozitare, LSI do te nise ne oren 17 me nje ecje nga Sheshi “Nene Tereza” ne drejtim te kryeministrise. Te dyja mitingjet ne kryeqytet mbahen pothuajse ne te njejten kohe dhe militantet e dy forcave politike te majta, tashme kundershtare do te jene shume prane.