Sherr për pronën, plagos me sëpatë kunatën
Një grua 35 vjeçe rrezikon seriozisht jetën pasi është qëlluar
me sëpatë në kokë nga vëllai i burrit të saj. Ngjarja e rëndë
ka ndodhur dje pasdite në fshatin Nënshat të rrethit të
Shkodrës. Burimet policore nga ky qytet bënë të ditur se 35-vjeçarja
Ana Cuku është plagosur rëndë në kokë nga kunati i saj, Pjetër
Cuku, 42 vjeç. Gruaja është goditur me tehun e sëpatës në kokë,
gjatë një sherri ku janë përfshirë disa anëtarë të fisit Cuku. Burimet
policore pohojnë se nga hetimet paraprake ka rezultuar se sherri
mes familjeve të të njëjtit gjak ka nisur për motive pronësie, por ky
nuk është ende versioni zyrtar për ngjarjen. Ndërkohë, mësohet se
pak minuta pas krimit është arrestuar 42-vjeçari Pjetër Cuku, që i
është bllokuar në cilësinë e provës materiale edhe sëpata me të
cilën ka goditur kunatën. Për ngjarjen është njoftuar fillimisht Policia
e Lezhës, pasi fshati Nënshat ndodhet në kufirin mes rretheve
Shkodër e Lezhë dhe është më afër me qytetin e Lezhës. Mjekët e
spitalit të Lezhës kanë njoftuar policinë sapo në urgjencë ka mbërritur
gruaja e plagosur rëndë dhe më pas dy drejtoritë e Policisë në
Shkodër dhe Lezhë kanë koordinuar punën për kapjen e autorit të
krimit. Ndërkohë, gruaja e plagosur është dërguar në Spitalin Ushtarak
të Tiranës, pasi gjendja e saj ka qenë shumë e rëndë. Burimet
policore bënë të ditur se nga ky sherr kanë mbetur të plagosur lehtë
edhe persona të tjerë dhe po punohet për zbardhjen e krejt ngjarjes.