E Diel, 1 Nëntor 2026

Londer, vrasesi shqiptar ushqehej nga shteti

Rasti i nje shqiptari qe ka perfituar azil ka celur polemika te forta ne Britani.

Gazeta “The  People” ka zbuluar se nje shtetas i arratisur nga Burgu i Bences ku vuante denimin, ka marre pasaporte britanike dhe ka perfituar rreth 120 mije paund asistence. Sipas korrespodentit te Top Channel nga Londra, Muhamet Veliu, shtetasi Afrim Sinani eshte larguar para shume vitesh nga Benca duke u strehuar ne Britanine e Madhe dhe duke mashtruar autoritetet britanike.

Sipas mediave vendase, ai ka perfituar rreth 120 mije paund nen emrin e rreme Afrim Pulaj. Aktualisht Gjykata e Ekstradimeve ne Londer e ka lejuar ekstradimin e tij, por avokatet e te denuarit e kane cuar ceshtjen ne Gjykaten e Apelit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›