E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerdeci Henry refuzon Gjykaten

Administratori i kompanise amerikane SAC dhe kater bashkepunetoret e tij qe priteshin si deshmitare ne procesin gjyqesor per tragjedine e ndodhur ne Gerdec nuk jane paraqitur. UPDATE

Shteti shqiptar ka nisur me heret nje leter porosi per pese amerikanet per tu paraqitur ne Tirane ne seancen e dates 13 shtator 2010 por asnje prej tyre nuk eshte paraqitur. Ne mungese te deshmitareve seanca eshte shtyre por prokuroria ka kerkuar qe te dergohet nje tjeter leter porosi drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Kete radhe data e percaktuar per deshmine e amerikaneve eshte fiksuar data 12 nentor i ketij viti. Ne seancen e radhes nuk jane paraqitur edhe dy drejtuese te ministrise se Mbrojtjes per te cilet eshte kerkuar zyrtarisht komunikimi me kete ministri qe ata te paraqiten ne seancen e radhes.

Prokuroria eshte duke thirrur deshmitaret e fundit te saj ne kete proces per te vijuar me pas edhe me paraqitjen e provave te tjera materiale qe ka ne ngarkim te te pandehureve. Por nga ana tjeter avokati i Mihal Delijorgjit dhe ai i Ylli Pinarit i ka kerkuar gjykates ti jape informacion te zyrtarizuar ne lidhje me seancat e shtyra dhe te pezulluara ne kete process cfare i paraprin nje kerkese te mundshme per perfundimin e afateve te paraburgimit te klienteve te tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›