E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Ruli te tregoje lidhjen me Albana Vokshin

Partia Socialiste i ka kerkuar ish-ministrit te Ekonomise Genc Ruli te pergjigjet se cfare lidhje ka deputetja demokrate Albana Vokshi me shitjen e ish-ekspozites Shqiperia Sot.

Sipas deputetit Eduart Shalsi zoti Ruli nuk i eshte pergjigjur asnje nga fakteve per prishjen e njenashme dhe te befte te kontrates me subjektetet qiramarrese tek ish-ekspozita. Sipas deputeti socialist ministri Ruli ka genjyer edhe ne lidhje me shitje e truallit publik tek kjo godine me cmime tre here me te ulet se toka rreth ish-ekspozites.

PS deklaroi se ne kete afere shitjeje nuk eshte perfshire vetem zoti Ruli por dhe pushtetare te tjere.

Zoti Ruli deklaroi se nderprerja e njeanshme dhe e parakohshme e kontrates me subjektet qiramarrease ne ambientet e ish Ekspozites ishte e parashikuar ne kontrate por nuk gjeti guximin te shpjegonte se cfare interesash fshiheshin pas ketij privatizimi te befte te iniciuar nga vete zoti Ruli tha Shalsi.

Deputeti socialist shtoi me tej se Zoti Ruli deklaroi se trualli i ish-Ekspozites nuk ishte privatizuar por u ishte kthyer pronareve por genjeu publikisht duke mos treguar se 2900 metra katror truall shteteror pasuri publike ne fakt ishin shitur nga ministria qe ai drejtonte me bekimin e vete zotit Ruli. Dhe kete e provon pa lene vend per dyshime kontrata e shitjes e publikuar nga Partia Socialiste.

Deputeti Shalsi theksoi se Genjeshtra me e rende e zotit Ruli ishte ne lidhje me cmimin e shitjes se truallit te ish Ekspozites cmimi i te cilit mbeti i pandryshuar edhe pasi cmimet e gjithe zonave perreth ishin rritur me gati tri here. Zoti Ruli fillimisht genjeu se trualli ishte dhene me zero leke por me pas kur cmimi qesharak me te cilin ishte privatizuar ish Ekspozita u be publik ish ministri i ekonomise u fsheh e sgjeti guximin te thote nje fjale. Ne e kuptojme po ashtu se sa i veshtire eshte pozicioni ne te cilin gjendet sot ish ministri i ekonomise. Prandaj per ta lehtesuar sado pak situaten ne te cilen gjendet sot zoti Ruli po i drejtojme atij sot nje pyetje te fundit Zoti Ruli a eshte perfshire ne kete afere edhe zonja Vokshi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›