Vetevritet aktori i njohur Llazi Serbo

Policia beri te ditur se vdekja ka ndodhur per shkak te vetevrasjes me nje arme gjahu qe aktori mbante ne banesen e tij. Llazi Serbo ishte 62 vjec dhe prej disa kohesh vuante nga depresioni. Kolege te artistit e kane cilesuar vdekjen e tij nje humbje te madhe. Llazi Serbo ka lene nje leter me amanete te cilen kishte nisur ta shkruante qe ne daten 1 shtator me porosi per miqte te afermit dhe artistet. lsquoDua te vdes si Bekim Fehmiu ka shkruar mes rreshtave aktori korcar.
Drejtoresha e teatrit te Korces Zamira Kita thote se humbja e Serbos ishte e parakohshme dhe ai do tI mungoje publikut te Shqiperise.
Teatri i Korces do te zhvilloje neser homazhe ne nderim te figures se aktorit te mirenjohur Llazi Serbo. Vitin e kaluar ai u vleresua me cmimin Nderi i Qarkut te Korces ndersa me heret kishte marre edhe titullin Artist i Merituar.
Llazi Serbo e ka nisur karrieren e tij artistike me dramen Njolla te Murme nderkohe qe do te arrinte ne 100 numuri i roleve te ketij artisti te madh ne skene dhe ne ekran. Ai njihet per rolin e spikatur te komandantit gjerman ne filmin Nusja dhe Shtetrrethimi ne vitin 1978 gjithashtu edhe per rolin e Dalanit te Yjet e Neteve te Gjata ne vitin 1972 apo roli i Kreshnik Martinit ne filmin Operacioni i zjarrit ne vitin 1973. Nder filmat me te spikatur ne jeten e tij artistike jane edhe Kush vdes ne kembe ne vitin 1985 dhe Asgje nuk harrohet ne vitin 1986.