“Gërdeci”, Oketa: Ngjarja nuk mund të klasifikohet si aksidentale
Ministri i Mbrojtjes Gamzend Oketa ka deklaruar dje se ngjarja e rëndë e Gërdecit duhet të zbardhet me imtësi dhe përgjegjësit e saj duhet të përgjigjen para ligjit. I ftuar në emisionin “Përballë”, në TVSH, ministri Oketa i kushtoi një rëndësi edhe trajtimit të cështjes së Gërdecit dhe punën e organit të akuzës lidhur me hetimet për këtë ngjarje. Sipas ministrit Oketa, përballë ngjarjes së Gërdecit askush nuk mund të tregojë papërgjegjshmëri, pasi nuk është ngjarje e shkaktuar aksidentalisht. “Nuk besoj se është një ngjarje që mund të klasifikohet si ngjarje aksidentale. Askush nga ne nuk mund të sillet sikur nuk ka ndodhur gjë, dhe unë këtë e kam deklaruar edhe më parë, pasi kjo është një ngjarje e rëndë dhe të gjithë duhet të jemi të ndërgjegjshëm për këtë”, deklaroi Oketa. Duke iu referuar hetimeve të organit të akuzës lidhur me këtë cështje, Oketa tha se kjo ngjarje duhet të zbardhet deri në fund dhe të gjithë përgjegjësit e saj duhet të përgjigjen para ligjit. Gjithsesi, Oketa theksoi se Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, u shpreh të premten, në një intervistë televizive se “Gërdeci, natyrisht do të vazhdojë të diskutohet për shumë kohë, për shumë arësye, por them me bindje se rindërtimi i kësaj zone do të jetë një çështje e shkurtër kohore, falë përkushtimit të Qeverisë shqiptare në këtë drejtim”. Ai sqaroi se aty është një sipërfaqe toke, e cilësuar si zonë me rrezikshmëri të lartë, dhe kjo ndodhet pikërisht në kraterin kryesor, ku ndodhi shpërthimi. “Por kjo zonë është e rrethuar dhe njëkohësisht i është nënshtruar të gjitha procedurave të rrepta ushtarake”, u shpreh ai. Përsa i takon pastrimit në total të kësaj zone, Oketa nënvizoi se “duke iu referuar këtu të gjitha procedurave të nevojshme, nisur dhe nga konsultimet e deritanishme që kemi pasur me ekspertë vendas dhe të huaj, parashikohet një periudhë afërsisht 12-18 muaj për çertifikimin e sigurt dhe të plotë rreth saj”. Nisur nga profesioni i tij si inxhinier ndërtimi, Oketa shtoi se “zona tjetër, e cila ndodhet jashtë kraterit të rrezikshëm, nuk përbën më asnjë problem dhe puna për rindërtimin e shtëpive, shkollave, infrastrukturës, etj, është vetëm çështje muajsh”. “Maksimumi brenda 6 muajve, gjithçka në Gërdec do të rikthehet në gjendjen e mëparshme, duke patur në konsideratë këtu të gjitha elementet që nevojiten për të”, përfundoi ministri Oketa. Në 15 Mars, një fabrikë e çmontimit të municioneve në Gërdec të bashkisë së Vorës u përfshi nga një shpërthim i fuqishëm me pasojë 26 të vdekur dhe qindra të plagosur. Shpërthimi shkaktoi dhe dëme të konsiderueshme materiale. Ngjarja po hetohet nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila disa ditë më parë, depozitoi në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit të ish-ministrit Mediu, me qëllim ndjekjen e tij penale.
Oketa, takon familjarë të ushtarakëve që japin kontributin e tyre në Afganistan/Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, u takua dje me familjarë dhe të afërm të ushtarakëve tanë paqeruajtës më mision në Afganistan. “Më lejoni të shpreh falenderimet e mia dhe të Qeverisë Shqiptare, për fëmijët dhe bashkëshortët tuaj, por edhe për ushtarakët tanë më të mirë, të cilët me kontributin e tyre në ruajtje të paqes dhe lirisë jo vetëm në Afganistan, por edhe në Irak e vende të tjera, mundësuan marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO, në Samitin e Bukureshtit”, theksoi Oketa. Më pas takimi vijoi me aktivitete artistike të përgatitura nga fëmijët e ushtarakëve, të cilët ushtrojnë talentin e tyre në fusha të ndryshme të artit, përmes kurseve të veçanta që ata marrin pranë Qendrës Kulturore të Forcave të Armatosura. Gjatë këtij takimi, ministri Oketa shoqërohej nga shefi i SHPFA gjeneral lejtnant Luan Hoxha dhe komandanti i Komandës së Forcës së Bashkuar gjeneral major Shpëtim Spahiu.
Mediu: Jam i hapur për zbardhjen e ngjarjes së Gërdecit/Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, njëkohësisht kryetar i Partisë Republikane, rikonfirmoi dje qëndrimin e tij për të kontribuar në zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në 15 mars në Gërdec të bashkisë së Vorës, pavarësisht imunitetit. Mediu tha se “jam i hapur për vlerësimin dhe zbardhjen e ngjarjes, ashtu siç është në nderin e Kuvendit të Shqipërisë që të vlerësojë në të gjithë elementët kërkesën e akuzës dhe gjykimin tim për këtë çështje”. Ai ripërmendi një letër që i ka dërguar Prokurores së Përgjithshme pas ngjarjes së Gërdecit, përmes së cilës shprehte gatishmërinë që pavarësisht nga imuniteti, por bazuar mbi nenin 288 të Kodit të Procedurës Penale, ishte i gatshëm për të deponuar të gjitha faktet rreth kësaj ngjarjeje. Përsa i takon heqjes së imunitetit, Mediu tha se “nuk kam patur asnjëherë çështje të diskutimit të imunitetit dhe nuk i rri pas imunitetit”. “Kam kërkuar në kohën kur kam qenë ministër dhe kam kontaktuar me prokurorë, duke afruar dokumentacion maksimal dhe opinionin tim në cilësinë e deklaruesit për atë çka kishte ndodhur në Gërdec”, përfundoi Mediu. Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, bëri publike edhe një sërë dokumentash, të cilat analizojnë ngjarjen e Gërdecit. Kreu i PR-së, tha se “jam përpjekur të respektoj proçesin e hetimit dhe drejtësinë dhe siç kam deklaruar kam ofruar me shkrim pranë Prokurorisë së Përgjithshme bashkëpunimin”. “Kam heshtur për më shumë se një muaj në respekt të drejtësisë dhe institucioeneve”, tha ai, duke shtuar se “deklarimi dhe adresimi publik i akuzës më detyron të jem përpara jush dhe opinionit për të bërë publike faktet dhe dokumentat”. Sipas tij, këto fakte dhe dokumenta, të bëra publikë, provojnë se “Ministri i Mbrojtjes ka vepruar në autoritetin që i jep ligji pa e shpërdoruar atë, Ministri nuk ka patur ndonjë zell të veçantë apo marrëdhënie personale me kompaninë SAC apo me partnerët e tyre; Ministri në përputhje me ligjin dhe vendimin e Këshillit të Ministrave ka respektuar mendimet e autoriteteve më të larta ushtarake dhe civile gjatë vendimmarrjes së tij”. “Janë këto struktura, këto autoritete, të cilat kanë përpunuar vlerësuar dhe formatuar urdhrat dhe aktet e ministrit, urdhrat janë zbatuar nga strukturat ushtarake dhe civile pa asnjë reklamimim tek ministri, strukturat e sigurisë, informimit, e luftës kundër krimit në FA apo të inspektimit dhe nuk kanë paraqitur tek ministri me shkrim apo me gojë asnjë informacion që të vinte në dukje probleme apo parregullsi për demontimin që kryehej në Gërdec”, tha ish-ministri i Mbrojtjes Mediu. Lidhur me deklarimin dhe adresimin publik të akuzës ndaj tij, Mediu vuri në dukje se “si ministër i Mbrojtes ka vepruar në përputhje me autoritetin që i jep ligji pa e shpërdoruar atë”. “Ministri, nuk ka patur asnjë zell të veçantë për marrëdhënie personale me kompaninë Sac apo partnerët e tyre”, shtoi ai. Mediu theksoi se në përputhje me ligjin dhe vendimet e Këshillit të Ministrave, janë respektuar mendimet e autoriteteve më të larta ushtarake dhe civile gjatë vendimmarrjes së tij. “Urdhrat janë zbatuar nga strukturat ushtarake dhe civile pa asnjë reklamim në ministri”, tha ndër të tjera Kryetari i Partisë Republikane. Më tej, Mediu paraqiti të gjithë dokumentacionin dhe korrespondencën ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, kompanisë SAC, ndërmarrjes MEICO, por dhe vendimin e Këshillit të Ministrave mbi procedurën e çmontimit, etj. Ai paraqiti gjithashtu gjendjen e municioneve në Shqipëri, ndër vite, arsyet e demontimit të tyre, si detyrim në kuadër të anëtarësimit në NATO dhe të MSA-së. “Janë 94 mijë e 808 ton municione, të cilat janë të shpërndara në të gjithë Shqipërinë, në kushte të vështira të magazinimit të tyre, që përbëjnë kërcënim në të gjitha aspektet dhe ka pasur një plan të MM për demontimin të bazuar në disa akte ligjore dhe nënligjore dhe me detyrime ndërkombëtare, veçanërisht ato që vinin për shkak të anëtarësit në NATO-s dhe MSA”, tha ndër të tjera Mediu. Sipas tij, për të eleminuar këtë municion të tepërt, Ministria e Mbrojtjes, në të gjithë kohën ka qenë e angazhuar për të bërë këto demontime dhe dua të ritheksoj që demontimet e municioneve janë bërë nga kompani private dhe tre uzinat ushtarake që ne kemi ndër vite.
Në diskutim përfaqësimi i PR-së në qeveri/ Kryetari i Partisë Republikane, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, u shpreh se përfaqësimi i Partisë Republikane në qeverisje është një çështje në diskutim. Mediu tha se “ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Kryeministrin dhe faktorë të tjerë të maxhorancës”. Sipas tij, PR ka padyshim vlera të padiskutueshme në këtë mazhorancë.