"Gërdeci" Shtyhet seanca e tretë, reagojnë familjarët
Shtyrja e 3 seancave gjyqësore ku familjarët e viktimave të Gërdecit i kërkojnë Prokurorisë, marrjen e akteve të procedimit penal ka ngjallur reagimin e tyre. Familjarët kërkojnë paraqitjen e Prokurorisë në proces.
TIRANE- Reagojnë familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit, pas shtyrjes për herë të tretë të procesit gjyqësorë në Gjykatën e Tiranës kundër Prokurorisë së Përgjithshme. Për ta detyruar këtë të fundit që tu japë atyre aktet e procedimit penal. Sipas juristes Blerta Kraja, megjithëse kjo çështje ndodhet në Gjykatën e Shkallës së Parë që me 2 dhjetorë të vitit të kaluar, ajo është shtyrë disa herë për shkak të mos paraqitjes së Prokurorisë.
Juristia e çështjes “Gërdeci” Blerta Kraja shprehet se “Prokuroria duhet të tregohen më e përgjegjshme dhe të paraqiten në seancën tjetër, pasi në Shqipëri siç po rezulton është më mirë të jesh i pandehur se sa viktimë. Pasi klientët e mi nuk po respektohen dhe në të drejtën më minimale të tyre, të njihen me aktet e dosjes hetimore, e të hartojnë më pas një padi civile për të kërkuar dëmshpërblim për dëmin qe u është shkaktuar gjë që po pengohet nga mosveprimi i paligjshëm i Prokurorisë”- tha Kraja.
Familjarët e viktimave shprehen për përshkallëzim të protestave nëse Prokuroria e Përgjithshme nuk paraqitet në seancën e radhës
“Ne kërkojmë drejtësi për familjarët që humbëm. Në rast se seancën tjetër Prokuroria nuk do të paraqitet, ne pjestarët e familjarët të tragjedisë së Gërdecit do të na keni para Prokurorisë për të gjetur të drejtat tona”, u shprehën familjarët.
Sipas juristes së çështjes marrja e akteve të dosjes hetimore tëv tragjedisë së Gërdecit dhe vënia e tyre në dispozicion të përfaqësuesve ligjorë të familjarëve të viktimave do të shërbente për të përgatitur kërkesë padinë ku do të përcaktohej dëmshpërblim për familjarët e viktimave, e pamundur në rast të mos zotërimit të tyre. (a.r/news24/balkanweb)