QKKB, analiza vjetore: Jashtë përdorimit 7 barna
Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave gjatë 2008, ka nxjerrë jashtë përdorimit 7 barna, ndërsa 11 farmaci janë marrë masa me heqje licence. Të dhënat janë bërë publike gjatë analizës vjetore të këtij institucioni, e pranishme ka qenë edhe ministria Godo.
TIRANE- Gjatë vitit 2008 Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave, ka nxjerrë jashtë përdorimit 7 barna për shkak të rezultateve negative gjatë analizës së jollësishme, ndërsa është propozuar heqia e licencave për 11 farmaci.
Kjo është bërë publike nga drejtori i Qendrës Kombëtare e Kontrollit të Barnave Besnik Jakja, gjatë analizës vjetore të këtij institucioni, ku e pranishme ishte dhe ministria e Shëndetësisë Anila Godo.
Ndërkohë kreu i Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave Jakja, ka pranuar mangësitë e këtij institucioni të cilat lidhen me vonesat për regjistrimin e barnave.
Ministria e Shëndetësisë Anila Godo, ka vënë në dukje pakënaqësitë e kompanive farmaceutike në lidhje me regjistrimin e barnave.
Ndërkaq, titullaria e shëndetësisë është shprehur se për këtë vit parashikohet ngritja e strukturave rajonale për shërbimin farmaceutik. (a.r/news24/balkanweb)