I shpërthen granata në dorë, plagoset rëndë 12 vjeçari
Mbetet i plagosur, si pasojë e shpërthimit të një granate një djalë 12 vjeçar nga fshati Vukpalaj në rrethin e Malësi së Madhe. Si pasojë e këtij shpërthimi djali 12 vjeçar ka pësuar dëmtime të rënda në kraharor e kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
SHKODËR- Një 12 vjeçar nga fshati Vukpalaj në rrethin e Malësi së Madhe, ka mbetur i plagosur pas shpërthimit të një granate. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme teksa 12 vjeçari, Robert Gjeka, ka qenë duke luajtur në afërsi të shtëpisë së tij, në një shkurre nga ku ka gjetur një granatë, e cila ka shpërthyer në dorën e tij nga pakujdesia. Në momentin e shpërthimit, fëmija ka qenë i vetëm. Pas ngjarjes së ndodhur në momentin e mbërritjes së familjarëve 12 vjeçari është dërguar në spitalin rajonal të Shkodër ku ndodhet në sallën e reanimacionit në gjendje të rëndë për jetën. Sipas mjekëve gjendja e tij është kritike, pasi nga shpërthimi i granatës djali ka pësuar dëmtime të rënda në gjoks dhe në kokë.(a.r/news24/balkanweb)