"Gërdeci"/ Sot seanca e pajtimit, i pranishëm Mediu

Zhvillohet sot në Gjykatën e Lartë seanca gjyqësore për tragjedinë e Gërdecit. I pranishëm në seancë do të jetë edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Ai do të shoqërohet nga avokati i tij Ardian Visha. Në bazë të Kodit Penal, dy të palët në gjyq mund të vendosin për rënien në ujdi, e nëse kjo dë të ndodhë, palët do të mbyllin çështjen këtu. Ndaj Mediut përveç padisë së adoleshentit Roxhers Durda, në Gjykatë është depozituar edhe një padi nga Alketa Hazizaj, të dy banorë të fshatit Gërdec.
Në tragjedinë e Gërdecit të 15 marsit në 2008-ën, humbën jetën 26 persona.