Plumba shefit te krimeve te Lushnjes, plagoset ne bark
FIER- Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të shefit të policisë kriminale të Lushnjes Altin Hadëri. Ngjarja ndodhi sot në mëngjes rreth orës 08.45 minuta afër banesës së tij në vendin e quajtur Zogu i Zi në lagjen Apollonia të Fierit. Të dhënat e para të policisë bëjnë të ditur se Altin hadëri është qëlluar pasi kishte dalë nga banesa për tju drejtuar komisariatit. Menjëherë shefi i krimeve të qytetit të Lushnjes është dërguar në spital. Mjekët thonë se ai është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa një plumb i ka përshkuar barkun.Policia e qytetit ka nisur veprimet procedurale të hetimit në vendin e ngjarjes. Ende nuk janë të qarta motivet e krimit, ndërsa mësohet se Altin Hadëri kishte vetëm 3 javë që ishte vendosur në postin e shefit të krimeve të Lushnjes.(s.g/BalkanWeb)